☾︎
Apliko
Kryefaqja Madam Afërdita Leximet Filxhani Si funksionon Videot Kushtet Apliko për lexim
Madam AfërditaFat n' Filxhan

Kushtet me fjalë të qarta

Gjithçka që duhet të dish para se të aplikosh — pa shkronja të vogla, pa surpriza.

1. Çfarë blen
Një video-seancë personale, me minutazh sipas paketës që zgjedh, me leximin e letrave dhe/ose të filxhanit — e ndërtuar mbi të dhënat që jep në aplikim. Krijohet vetëm për ty, pas porosisë sate, dhe dorëzohet si link privat brenda 48 orësh nga konfirmimi i pagesës. Pagesa kryhet në platformën Gumroad, ku krijohet porosia jote personale dhe gjenerohet edhe fatura.
2. Aplikimi dhe radha
Aplikimi është falas dhe nuk krijon asnjë detyrim. Bëj pak lexime në ditë, ndaj aplikimet trajtohen me radhë, njëra pas tjetrës. Kur të vijë radha jote, të njoftoj me email. Në momentin e aplikimit nuk kërkohet asnjë pagesë.
3. Pagesa

Në këtë faqe nuk kryhet asnjë pagesë. Këtu vetëm plotëson aplikimin — të dhënat, pyetjet dhe paketën që zgjedh — që unë të di se cilit klient i përket çdo porosi.

Kur të vijë radha jote, do të të dërgoj me email një link që të çon direkt te produkti yt në Gumroad. Sigurohu që emri i produktit të përputhet me numrin e porosisë tënde.

Kur të blesh produktin, përdor të njëjtën adresë emaili dhe plotëso të njëjtat të dhëna që përdore gjatë aplikimit, në mënyrë që porosia të lidhet automatikisht me aplikimin tënd.

Pagesa kryhet në platformën Gumroad, ku krijohet porosia jote dhe gjenerohet automatikisht fatura. Të dhënat e kartës tënde nuk kalojnë kurrë përmes kësaj faqeje dhe unë nuk kam qasje në to.

Sapo pagesa të konfirmohet, nis puna për leximin tënd.

4. Politika e anulimit të porosisë
  • Para pagesës: mund ta anulosh porosinë në çdo moment, për çfarëdo arsye, pa asnjë kosto. Mjafton të më shkruash.
  • Pas pagesës: pas konfirmimit të pagesës, porosia bëhet përfundimtare. Rezervohet radha jote dhe puna për leximin tënd nis menjëherë. Për këtë arsye, porosia nuk mund të anulohet dhe pagesa nuk rimbursohet.
5. Dorëzimi i videos

Videoja e leximit dorëzohet në këta hapa:

1. Pas pagesës merr menjëherë emailin e konfirmimit të blerjes, i cili përmban edhe dokumentin e mirëseardhjes.
2. Videoja përgatitet brenda 48 orëve dhe faqja e produktit përditësohet.
3. Të njoftoj me email sapo videoja të jetë gati.
4. Hap emailin e blerjes dhe kliko «View content».
5. Aty gjen linkun ▶️ Shiko leximin tënd, i cili është privat dhe i palistuar, ndaj mund ta shohësh vetëm ti.

Kusht i rëndësishëm: pagesën kryeje me të njëjtin emër dhe të njëjtën adresë emaili që përdore gjatë aplikimit.

Videoja e leximit mbetet e disponueshme për ty edhe në të ardhmen. Mund ta rishikosh sa herë të duash duke hapur të njëjtin email të blerjes dhe duke klikuar «View content». Për siguri, ruaje emailin ose linkun në një vend të sigurt, si te Shënimet (Notes) e telefonit ose në një dokument personal.

Pasi ta kesh parë videon, të lutem më njofto me email që e ke marrë. Kjo shërben si konfirmim i dorëzimit dhe mbyll procesin për të dyja palët.

6. Rimbursimi — kur bëhet dhe kur nuk bëhet

Merr rimbursim të plotë nëse:

  • Nuk ta dorëzoj videon e leximit brenda 48 orëve nga konfirmimi i pagesës. Kjo është garancia ime për ty.

Nuk ka rimbursim nëse:

  • Videoja është dorëzuar. Interpretimi i tarotit dhe filxhanit është subjektiv, ndaj mospëlqimi i përmbajtjes nuk përbën bazë për rimbursim. Kjo bëhet e ditur para pagesës.
  • Ke dhënë të dhëna të pasakta. Leximi bazohet në informacionin që më dërgon. Ora e lindjes është opsionale; nëse është e pasaktë, vetëm Ashendenti mund të rezultojë i pasaktë, ndërsa leximi mbetet i plotë duke u bazuar në ditën, muajin, vitin dhe vendin e lindjes.
  • Nuk e ke hapur videon menjëherë pasi të është dorëzuar. Linku mbetet aktiv për 12 muaj, ndaj mund ta shikosh edhe më vonë. Të lutem, më konfirmo me email sapo ta marrësh, në mënyrë që të di se dorëzimi është kryer me sukses.
7. Mosha
Shërbimi ofrohet vetëm për persona mbi 18 vjeç. Kjo konfirmohet si në portalin e hyrjes së faqes, ashtu edhe në kutinë e konfirmimit që plotëson gjatë aplikimit.
8. Rreth leximeve
Leximet ofrohen vetëm për argëtim, frymëzim dhe reflektim personal. Nuk zëvendësojnë këshillën profesionale — për çështje shëndetësore, ligjore, financiare apo të fushave të tjera të specializuara, drejtohu gjithmonë te profesionistët përkatës. Vendimet e jetës sate mbeten gjithmonë në duart e tua.
9. Të dhënat e tua personale
  • Çfarë mbledh: emrin, datën, orën dhe vendin e lindjes, kontaktin dhe pyetjet e tua.
  • Pse: vetëm për të ndërtuar hartën tënde dhe për të kryer leximin.
  • Të dhënat e tua trajtohen me kujdes dhe nuk ndahen me askënd.
  • Sa gjatë: deri në 12 muaj pas dorëzimit, pastaj fshihen.
  • Kush tjetër i sheh: askush. Përpunuesi i pagesës merr vetëm emrin, email-in dhe shumën — kurrë të dhënat e tua personale.
  • Të drejtat e tua: mund të kërkosh fshirje të të dhënave të tua në çdo çast, duke më shkruar te info@fatnfilxhan.com.
10. Kontakti
Kontakti bëhet vetëm me email. Për çdo gjë — pyetje a paqartësi — më shkruaj te info@fatnfilxhan.com, gjithmonë nga e njëjta adresë email me të cilën aplikove — kështu e gjej menjëherë porosinë tënde në radhë. Përgjigjem sa më shpejt të jetë e mundur.
11. Cookies, ruajtja në shfletues dhe IP
  • Çfarë ruan kjo faqe në pajisjen tënde: vetëm dy vlera teknike — zgjedhjen e gjuhës (Shqip/English) dhe pranimin e portalit të hyrjes. Qëndrojnë në shfletuesin tënd, nuk dërgohen askund, dhe fshihen kur pastron të dhënat e shfletuesit.
  • Gjurmim dhe reklama: asnjë. Asnjë cookie analize, asnjë cookie reklame, asnjë profilizim.
  • Shërbimet e integruara: videot e YouTube dhe faqja e pagesës në Gumroad janë platforma më vete dhe mund të përdorin cookies të tyret sipas politikave të tyre, kur i hap.
  • Adresa IP: vetë kjo faqe nuk e mbledh dhe nuk e ruan IP-në tënde. Ofruesit teknikë (hostimi, YouTube, Gumroad) mund të përpunojnë adresa IP si pjesë normale e trafikut të internetit, sipas politikave të tyre.

© Madam Afërdita · Fat n' Filxhan. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Duke hyrë në këtë faqe dhe duke pranuar portalin e hyrjes, ke pranuar këto Kushte Shërbimi.

Përditësuar: · Madam Afërdita