Afërdita është Ylli i Mëngjesit — drita e parë që çan errësirën dhe lajmëron një agim të ri. Ashtu si ajo ndriçon qiellin, edhe Madam Afërdita ndriçon rrugën e fatit tënd përmes leximeve të tarotit dhe filxhanit.

Disa njerëz njihen nga drita e tyre. Këtu do të më njohësh nga zëri, nga letrat, dhe nga mënyra si leximi flet vetëm me ty.

Letrat janë harta e botës tënde.
Nuk e shkruajnë rrugën tënde — e ndriçojnë atë.
Filxhanin ma la gjyshja. Letrat erdhën më vonë, vetë. Kaq duhet të dish për mua — pjesa tjetër të përket ty.
Ashtu si Afërdita lindi nga uji dhe u ngrit mbi valët e detit, edhe letrat nxjerrin në dritë urtësinë e lashtë që fshihet në oqeanin e mistereve.
Ashtu si Afërdita lind afër ditës, edhe leximi yt lind në pragun mes së panjohurës dhe qartësisë — aty ku errësira fillon t'i lërë vend dritës.
Në kanal lexoj për të dymbëdhjetë shenjat njëherësh. Leximi personal ndërtohet vetëm nga ato që më jep ti — emri, data, ora e saktë dhe vendi i lindjes — dhe u përgjigjet pyetjeve të tua, të askujt tjetër.